Presidenti i Turqisë i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, duke theksuar se votimi popullor i ditës së sotme, nuk është një votim i zakonshëm tha se “Në historinë e republikës janë kryer shumë votime në lidhje me sistemin parlamentar. Kemi kryer disa votime popullore, por ky votim popullor është preferenca për transformim, për një sistemi të ri qeverisës, një ndryshim në Republikën e Turqisë. Unë shpresoj se populli do të hapë rrugën për një zhvillim shumë më të shpejtë në këtë proces ndryshimi”, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti Erdoğan i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Emine Erdoğan, ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Berat Albayrak me bashkëshorten Esra Erdoğan Albayrak, djali Bilal Erdoğan me bashkëshorten Reyyan Erdoğan, nipi Ahmet Akif Albayrak dhe mbesa Emine Mahinur Albayrak, ka votuar në shkollën fillore Saffet Çebi, në rajonin Üsküdar të Stambollit.

Erdoğan, është pritur me duartrokitje nga qytetarët e pranishëm dhe pasi ka përshëndetur të pranishmit dhe punonjësit në qendrën e votimit ai ka votuar në kutinë e votimit me nr “3248”.

“Ky votim popullor është preferencë për transformimin”

Në një deklaratë për gazetarët pas votimit Erdoğan tha se se “Ky votim popullor është preferenca për transformim, për një sistem të ri qeverisës, një ndryshim në Republikën e Turqisë. Unë shpresoj se populli do të hapë rrugën për një zhvillim shumë më të shpejtë në këtë proces ndryshimi. Që nga 2002 jemi rritur 3 herë por kjo nuk është e mjaftueshme. Ne duhet të zhvillohemi dhe të përparojmë shumë më shpejt. Shpresoj që këtë mbrëmje pas numërimit të votave populli ynë do të ketë zgjedhur preferencën që Turqia të ecë përpara. Unë kam besim tek sensi i përbashkët për demokraci i popullit tim dhe se ai me këtë sens të përbashkët do të ecë drejt kësaj të ardhmeje. Uroj përzemërsisht me falënderime dhe respekt popullin tim.”

Ndaj pyetjes së një gazetari nëse pritet pjesëmarrje rekord, Erdoğan, duke vënë në dukje se rezultatet do t’i ndjekë nga Stambolli ai është përgjigjur se “Situata ashtu tregon. Mendoj se do të ketë një pjesëmarrje serioze.”

Erdoğan në dalje është pritur me entuziazëm dhe duartrokitje nga qytetarët e pranishëm.

Ndërsa ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Berat Albayrak me bashkëshorten Esra Erdoğan Albayrak ka votuar në kutinë me nr “3249”.

Loading...