Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, deklaroi se “ndaj atyre që i kanë hapur luftë tregëtare të gjithë botës dhe që kanë përfshirë vendin tonë në këtë, përgjigja jonë do të jetë duke u drejtuar në tregje të reja, në bashkëpunime të reja në aleanca të reja”, raporton Anadolu Agency (AA).

“Nga Trabzoni porosis, e pamë lojën tuaj dhe nuk frikësohemi. Atë që nuk arritën ta bëjnë me provokime, grusht shteti, tani tentojnë ta bëjnë me para. Me një shprehje të qartë kësaj i thonë luftë ekonomike. Nuk do të dorëzohemi. Nëse ju e ngrisni dollarin për ne, ne do të kërkojmë mënyra të reja të kryejmë punët tona. Ne i themi mirupafshim atyre që për hir të lidhjes me organizatat terroriste sakrifikojnë partneritetin strategjik, aleancën me një vend prej 81 milionëve”, porositi Erdoğan në Trabzon, duke u përqëndruar në kursin e lirës.

Erdoğan u përqëdnrua edhe në rastin e priftit amerikan Andrew Brunson, të cilin e arrestoi policia turke për shkak të akuzave për ofrim të mbështetjes ndaj organizatave terroriste.

“Ju e sakrifikoni Turqinë për një prift të ndërlidhur me organizatat terroriste. Na falni, por atë që duhet bërë një shtet ligjor, ne do ta bëjmë”, shtoi Erdoğan.

Ai shtoi se, nëse ekzistojnë ata që konsiderojnë se bëhet fjalë për kursnin, priftin e arrestuar dhe tarifat e çelikut dhe aluminit, duhet të vetëdijsohen.

“Ndaj atyre që i kanë hapur luftë tregëtare të gjithë botës dhe që kanë përfshirë vendin tonë në këtë, përgjigja jonë do të jetë duke u drejtuar në tregje të reja, në bashkëpunime të reja në aleanca të reja”, porositi Erdoğan.

Ai shtoi se Turqia po përballet edhe një herë me një lojë politike dhe të ulët.

“Me ndihmën e Zotit, ne do ta kapërcejmë këtë”, tha Erdoğan.

Ai theksoi se operacionet antiterroriste jashtë kufijve të Turqisë me sukses po zbatohen.

“Jemi në fazën e fundit të përgatitjes për të shtuar rajone të reja në Siri ku kemi vendosur siguri me “Mburojën e Eufratit” dhe “Degën e Ullirit”. Ne së shpejti do të çlirojmë dhe do të vendosim siguri edhe në vende të reja. Deri më tani, numri i atyre që janë kthyer nga vendi ynë në zona të sigurta ka arritur një çerek milion”, tha Erdoğan.

Loading...