Presidenti turk islamiko-konservator, Recep Tayyip Erdogan, i kërkoi sot të gjitha vendeve myslimane të përbëjnë një front unik kundër grupit Shteti Islamik (ISIS), ku ai bëri presidentin sirian Bashar al Assad, përgjegjës të rritjes së pushtetit të grupit xhihadist.

“I dënoj pa asnjë përjashtim terroristët që besojnë në të njëjtën fe me mua dhe i kërkoj të gjithë krerëve të vendeve myslimane të krijojnë një front unik”, deklaori Erdogani në një fjalim të mbajtur në Stamboll gjatë një forumi për energjinë.

“Nese nuk e bëjmë këtë, ata që goditën në Ankara do të godasi gjëkundi tjetër, sikurse bënë në Paris”, shtoi ai.

“Ata do të trokasin në dyer të tjera, atëher duhet që gjithë bota të bashkëpunojë për të aplikuar një pozicionim për të ndaluar që kjo të ndodhë sërish. Nëse rritja e fanatizmit në Evropë nuk stopohet, do të kemi fatkeqësi të tjera”, theksoi shefi i shteti.

Loading...