Erdogan vizitë në Britani, do takohet me Mbretëreshën dhe kryeministren

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan në 13-15 maj do të vizitojë Britaninë ku do të takohet me Mbretëreshën Elizabeta II dhe kryeministren Theresa May.

Sipas mediave turke, në kuadër të vizitës së tij presidenti Erdogan do të marrë pjesë në aktivitetin përmbyllës të takimit të shtatë të Forumit Turko-Britanik “Tatlidil”, i cili ka për qëllim pasurimin e marrëdhënieve dypalëshe, përfshirë edhe dialogun civil. Ai po ashtu do të takohet me bashkësinë e biznesit dhe me investitorë të njohur të shtetit.

Në takimet e tij në Londër pritet të diskutojë për zhvillimin e bashkëpunimit dypalësh në fushat prioritare si në ekonomi, tregti, siguri, industri të mbrojtjes, e kulturë si dhe për zhvillimet rajonale duke filluar nga ato në Siri dhe Irak, Planin e Përbashkët të Veprimit Gjithëpërfshirës, për Qipron, marrëdhëniet me Bashkimin Europian si dhe për luftën kundër terrorizmit.

Loading...