Liljana Çerri

Degjova me vemendje një super deklaratë dhe nuk e di se a më bënë veshët apo ishte deklaratë e thënë me të vërtetë nga Kryeministri I Republikës së Shqipërisë Edi Rama.Pse jam kaq e pasigurtë në atë deklaratë që e dëgjova ndoshta sepse në botën ku gjithkush mund të thotë gjithqka edhe e vërteta më absolute relativizohet skajshmërisht. Madje dhe tërthorazi u tha se sduhej ta kishte thënë por ja që e tha apo rastësisht I doli nga goja Kryeministrit ndoshta të entuziazmuar tej mase nga Deputetët e Republikës së Kosovës të cilët në atë rast solemn e dëgjonin me shumë vëmendje dhe plot respekt gjë që nuk e ka shijuar dhe nuk e shijon I njëjti ja gjatë kohë në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë meqë këtu opozita shqiptare nuk ka festë përditë dhe nuk është e gatshme që Kryeministrit tia vë veshin për ato gjëra dhe suksese apo dhe rezultate që I prezenton shpesh here ai para tyre. Por se forcat kundërshtare të tij realitetin e shohin disi më ndryshe dhe më zi seç mundohet tua zbukurojë dhe shëndrit Kryeministri Rama. Po nejse ti kthehemi deklaratës së Kryeministrit Shqiptar në Kuvendin e shtetit të dytë shqiptar Republikës së Kosovës që e festoi jubileun e parë dhjetvjeqar që është shumë I rëndësishëm për të gjithë ne shqiptarët e jo vetëm për ata që jetojnë në Kosovë pra ditën e Pavarsisë,ku Edi Ramën e pritën jo vetëm si shef të Qeverisë Shqiptare por edhe si Lider shumë të rëndësishëm kombëtar. Dua të besoj se atë që e shprehu Edi Rama atje në Kosovë do jetë e realitë dhe se do të jetësohet së shpejti,dua gjithashtu të besoj se jemi bërë njëherë të vetme bashkë pra të gjithë bashkë për mos të lejuar askend ti neperkembë vlerat tona. Dua me forcën e shpirtit e të mendjes ti besoj aty ku shpresa duket e vdekur,dua shumë dua. Sdua tu besoj ca shkrimeve nëpër rrjete sociale si në Fcb apo statuse të ndryshme ku flitet pakontroll dhe me gjuhe përçarëse por dua ta ndjej dhe përjetoj unitetin komnëtar shqiptar. Ndonjëherë per hirë të bashkimit dhe çështjeve të medha mllefet personale dhe meditimet le të bëhen pa zë të lartë por në gjumin e gjithë secilit pasi aty nuk krijohet përçarja por veç tensioni vetijak ashtu sikundër duhet të jetë. Gezuar 10-Vjetorin e largimit të forcave të Serbisë nga pjesa veriore e Shqiperisë nga Dardania. Gëzuar dhe vitin tjetër e festofshim të bashkuar në një shtëpi në nje shesh me një President dhe me një Flamur të vetëm Kombëtar atë që na kanë lënë trashegim Skenderbeu,Ismail Qemali si dhe shum e shumë bijë dhe bija shqipëtare që kanë dhënë më të vlefshmen jetën e tyre për Margaritarin e shtrenjtë dhe shumë të çmuar mëmëdheun tone të dashur Shqipërinë. GËZUAR

Loading...