Dallgët e mëdha kanë shkatërruar rrethojat mbrojtëse të tarracave të një ndërtese, duke arritur kështu deri në katin e tretë të apartamenteve në ishullin Tenerife.

Videoja shfaq dallgët e mëdha ku nga erërat e forta godasin me shpejtësi të madhe bllokun e apartamenteve në qytezën Mesa del Mar, në pjesën veriperëndimore në ishullin spanjoll, transmeton Telegrafi.

Afro 65 apartamentet të dy blloqeve rrezikohen të shkatërrohen nga dallgët, dhe për këtë arsye janë evakuuar banorët ka njoftuar kryetari i komunës Alvaro Davila.

Kryetari i komunës gjithashtu ka njoftuar se askush nuk është lënduar, edhe pse tashmë 40 persona janë evakuuar nga apartamentet.

Garichico njihet si një zonë e prekur nga dallgët e detit, ku rrugët shpesh shndërrohen në lumenj siç edhe mund të shihet në videon e publikuar më poshtë. /Telegrafi/

Embedded video

Loading...