Ermira Mehmeti: Është absurde të pritet që Gruevski të reformojë sistemin (VIDEO)

Nga një kryeministër që ka bërë aq nam përgjimesh është absurde që të presim ai të reformoj sistemin. Kështu ka deklaruar ish deputetja e BDI-së Ermira Mehmeti në emisionin 200, transmeton Lajmpress.

“Nuk mundet, sepse ai e ka vendosur atë sistem. Ai sistem e ka prodhuar atë lider. Si mund të presim tani që ai ta pranojë përgjegjësinë dhe të korrigjojë atë”, tha Mehmeti.

Loading...