Deputetja e BDI-së, Ermira Mehmeti përmes një lidhje telefonike në emisionin Opinion në TV Klan ka deklaruar se materiali i publikuar është një montazh i përgatitur nga kushinat e nëntokës, e përdorur për ta shantazuar atë moralisht dhe financiarisht.

“Që nga janari i këtij viti, tre katër veta më janë paraqitur për të ma shitur këtë material, por unë nuk kam pranuar. I di edhe emrat e atyre personave që janë përfshirë në montim dhe kam fotografitë e tye dhe për këtë rast jam duke bashkëpunuar me prokurorinë, transmeton Lajm.
Nuk dua të bëjë rolin e prokurorin. Por them se diku aty dëgjohet edhe zëri im, mirëpo ajo është e montuar dhe përgatitur nga kuzhinat e nëntokës. Unë jam shumë e bindur se këto lloj montime janë asgjë e pa njohur për shqiptarët e Maqedonisë, të përgatitura nga shërbimet e shtetit. Kam qenë e shantazhuar që nga janari këtij”, ka thënë Ermira Mehmeti.

Loading...