Për aq kohë sa kemi parti liderësh, ne nuk kemi parti vlerash, nuk kemi parti konceptesh. Pra, nuk kemi parti të ndërtuar në bazë të përcaktimeve ideologjike. Kështu është shprehur ish deputetja e BDI-së, Ermira Mehmeti, në emisionin “Agora”.
“Kemi liderë që më shumë se 10 vjet janë në krye partive. Kemi parti me pafund nënkryetarë, që tregon një tendencë për të margjinalizuar domethënien e nënkryetarëve dhe për ta ruajtur kryetarin në një pozicion supreme, të paprekshëm”, pohoi Mehmeti./GazetaLajm

Loading...