Erzen Rrustemi fiton me nokaut argjentinasin Juan Pedro Gugli Elmeti

Kampioni i botës në pesha të rënda në VBF Erzen Rrustemi sonte në Karsluhe të Gjermanisë ka mbrojtur titullin e kampionit, pasi ka mundur me nokaut argjentinasin Juan Pedro Gugli Elmeti. Raundi i parë ishte më i ekuilibruar, me të dy boksierët të cilët matnin forcat me njëri tjetrin.

Raundi i 2-të rezultoi të jetë i mbarë për Rrustemin, pasi boksieri me prejardhje nga Zhegra e Gjilanit, hodhi dy herë në dysheme argjentinasin, ndërsa pas hedhjes së dytë arbitri ndërpreu meçin dhe shpalli fitues Rrustemin.

Përveç mbrojtjes së titullit në VBF, Rrustemi fitoi edhe titullin në kategorinë GBU, ndërsa për 34 vjeçarin kjo ishte fitorja e 13-të në po aq meçe, teksa 11 prej tyre i ka shënuar me nokaut. /SHENJA/

Loading...