ESHS: Bie përqindja e ndërtimit të objekteve në Maqedoni

Në muajin maj të këtij viti janë dhënë 222 leje për ndërtim, me çka për 7.9 për qind është më e vogël se maji i vitit të kaluar. Në raportin e kësaj periudhe është paraparë ndërtimi i 477 banesave, me përfshirjen e sipërfaqes nga 38.951 metër katror, njofton sot Enti Shtetëror për Statistika, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Më shumë leje ndërtimi janë dhënë në rajonin e Shkupit, 40, në Qendër, Butel dhe Shuto Orizare, me 9 leje. Pason rajoni jugperëndimor me 39 leje, nga të cilat 20 në Kërçovë dhe 20 në Strugë. Leje për ndërtim më pak janë dhënë në verilindje të vendit.

Loading...