Për TV Nova për mundësinë prej termeteve të reja në Maqedoni dhe nëse ekziston mundësi për seri të reja të termeteve si nga katër tërmetet e mbrëmshme, bisedoi drejtori i IZIIS, Mihail Garevski, transmeton LAJM.
Ai sqaroi se do të ketë dridhje deri në 3-4 shkallë, të cilat do të ndjehen, por sipas tij nuk ka vend për panik.
“Edhe pse njerëzit duan që të besojnë, por definitivisht nuk ka lidhje midis reshjeve të shiut dhe vërshimeve”, deklaroi Garevski.
Mbrëmë në një afat të shkurtër kohor kishte katër tërmete në Maqedoni, ku u përhap një panik në popullatë në më shumë qytete në Maqedoni.
Fillimisht dy tërmete pas orës 18 e dridhën pjesën jugperëndimore të Maqedonisë dhe ishin me epiqendër në fshatn Vraneshticë të Kërçovës. Ata ishin me intensitet prej 4.8 dhe 4.9 shkallë sipas Shkallës MakroSeizmike Evropiane.
Në orën 19 e 16 kishte tërmet me epiqendër 9 km në jugperëndim të fshatit Sllepce, me intensitet prej 4.1 shkallë.
Tërmet kishte edhe në orën 19 e 37, me epiqendër në fshatin Jankovec në Resnje, me shkallë prej 3.2 sipas shkallës së Rihterit.

Loading...