Panairi i 19-të i librit në Tiranë do të jetë i hapur nga data 9 deri 13 nëntor 2016.

Ky panair është një ngjarje e rëndësishme kulturore për adhuruesit e librave, që zhvillohet radhazi në qytetin e Tiranës nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë, e cila organizon Panairin e Librit të Tiranës qysh prej vitit 1998. Edhe këtë vit do të paraqiten botimet më të mira të hedhura në treg që nga nëntori i vitit të kaluar.

Shoqata e botuesve si çdo vit organizon edhe këtë herë pasqyrimin e veprimtarisë librore që zhvillohet jo vetëm brenda kufijve të Shqipërisë, por në gjithë hapësirën shqiptare: Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi dhe diasporë.

Panairi i librave bashkon të gjithë ata autorë, botues, lexues, përkthyes, përfaqësuesit e shtypit dhe të medias etj, me synim për të krijuar e zhvilluar kontakte tradicionale midis tyre, duke synuar promovimin dhe nxitjen e leximit në masat e gjera, veçanërisht te të rinjtë, në kushtet e mungesës së sistemit të shpërndarjes së librit në Shqipëri./gazetametro/

Loading...