Ejup Berisha
Ejup Berisha

Ejup Berisha

Ekziston një fakt e ai është se nje kilogram flori eshte me i vlefshëm dhe më i kushtueshëm se një kg metal i rendomtë. Por existon edhe një bindje bashkëkohore që është shëndrruar në mit të gabuar e ai është se disa dhjetëra apo edhe qindra politikan janë më të rëndësishëm dhe më të vlefshëm se një popullatë e tërë e një shteti që mund të numëroj edhe me qindramija, miliona apo dhe miliarda njerëz.Kësaj bindje apo këtij miti i besojnë vetëmse njerëz me mentalitet të mbrapsht apo dhe kufizues autokratik. Të tillë njerëz jemi edhe ne popujt e Gadishullit të Ballkanit sepse ne gjithmonë e kemi nënvlersuar rolin e popullatës në favor të mbivlersimit të rolit të politikanëve që është një sjellje dhe veprim i pahijshëm dhe i padrejtë. Bile në disa raste ne e kemi shumëfishuar vlerësimin për disa politikan të caktuar gjë që ka sjellur pastaj zhgënjim në mesin tonë.Kjo ka ndodhur kur me vonë e kemi parë punën dhe të arriturat e tyre të cilat kanë qenë nën minimumin e asaj që ne kemi pritur apo menduar se kanë bërë ata në politikë për ne. Mbivlersimet e stërtepruara apo edhe pritshmëritë e mëdha shumë shpesh krijojnë zgjënjime jo vetëmse në jetën e përditshme por edhe në politikë. Po kjo nuk është aspak e papritur dhe e cuditshme te ne apo për realitetin tonë sepse ne jemi lindur dhe rritur në rrethe dhe shoqëri imponuese autokratike.Te këto rrethe jo më larg se para disa vitesh është imponuar gjithqka duke filluar prej mënyrës së të menduarit,mënyrës së jetës, zgjedhja e profesionit, martesat por edhe emrat personal të njerëzve edhe këto pra janë imponuar te ne. Edhe sot në shoqëritë tona kemi mjaft imponime meqë ne akoma vazhdojmë ta trashëgojmë mentalitetin imponues apo dhe dhunues të të parëve tanë. Ky mentalitet është më prezent apo më i përhapur sot në politikë.Në këtë sferë të aktivitetit njerëzor dhe shoqëror akoma imponohet gjithqka dhe atë prej mendimeve,ideve bindjeve, koncepteve e deri te mënyra e sjelljeve por edhe ajo se qfar duhet të bëjnë dhe se si duhet të jetojnë njerezit. Kjo nuk është në përputhje me asnjë parim apo dhe me rregullat demokratike sepse imponimi i vullnetit për gjithqka është akti më i shëmtuar dhe më i errët kundërdemokratik.Demokracia thotë se duhet të respektohet vullneti i njeriut apo i individit për gjithqka dhe nuk lejohet që ai të shkilet në vazhdimësi siq ka ndodhur dhe po ndodhë akoma te ne.Prandaj ta ndryshojmë mentalitetin imponues autokratik me atë lejues- respektues demokratik me qëllim që të mumdësohet misioni i respektimit të vullnetit të individëve dhe zgjedhjet që i bëjnë ata në jetë krejt kjo në interes të zhvillimit dhe përparimit të shoqërive bashkëkohore njerezore gjëra që mund të ndodhin vetëm nëse instalohen sisteme të mirëfillëta demokratike.

Loading...