Është për t’u neveritur kur sheh keqardhjen për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, që u dënua për vrasjen e shqiptarëve!

 

Bardhyl Mahmuti

Kjo sintagmë e vjetër mbi tremijë vjeçare është e vlefshme edhe për Oliver Ivanoviqin. Ky kriminel u dënua me 9 vjet burg për shkak në bashkëpunim me policët Dragolub Delibashiqin, Ilija Vujaçiqin, Nebojsha Vujaqiqi dhe Aleksandar Lazoviqin kishin të ekzeku-tuar Fatmir Mustafën, Skender Paqaradën, Avni Abazin, Mehmet Sefarin, Isa Mustafën, Xhemshit Smajlin, Behxhet Ferizin, Mentor Mehanën dhe Shefki Kosumin. Ai u lirua pasi që Gjykata e Apelit e kishte prishur vendimin e shkallës së parë, duke e dërguar rastin në rigjykim.
Sa e tmerrshme aq edhe neveritëse është kur shoh keqardhjen e madhe për vrasjen e këtij krimineli. A thua u harruan civilët shqiptarë që u vranë me ndihmën e tij? Apo vlera e tyre ishte më e vogël pasi nuk ishin udhëheqës politikë!
Për mua nuk ka dyshim se ai ishte pjesë e strukturave kriminale që udhëhiqeshin nga Beogradi dhe kur përfundoi të sillej sipas diktatit të urdhërdhënësve ai përfundoi konform sintagmës së njohur Kush përdor shpatën nga shpata bie!

 

Loading...