Hyrja në territorin amerikan nga ana e “personave të cilët nuk i përmbushin kushtet”, gjegjësisht emigrantët ilegal, muajin e kaluar është ulur për 40 për qind në krahasim me janarin, njoftoi Qeveria amerikane.

“Ulja e numrit të personave të arrestuar tregon ndryshim të konsiderueshëm të trendit”, theksoi ministri amerikan i Sigurisë së Brendshme Xhon Keli, duke vlerësuar se për këtë meritore është politika e presidentit Donald Tramp.

Keli theksoi se “pas zbatimit të dekreteve ekzekutive për mbështetje të ligjit në sferën e emigrimit, numri i arrestimeve dhe hyrja e personave, të cilët nuk i përmbushin kushtet për emigrim legal ka arritur minimum mujor në pesë vitet e fundit”.

Loading...