Eu Observer e ndryshon tekstin ku thuhej se Thaçi e Haradinaj do të akuzohen nga Specialja

Mediat e huaja po vazhdojnë të merren me zhvillimet që po ndodhin rreth Gjykatës Speciale në Kosovë.

EU Observer, kishte publikuar të premten një medium të pavarur që mbulon zhvillimet brenda Bashkimit Evropian, i ka dhënë hapësirë deklaratës së shteteve të QUINT-it.

Në tekstin e EU Observer, thuhej se Hashim Thaçi dhe Daut Haradinaj pritet të akuzohen nga Gjykata Speciale. Të shtunën, kjo media, ndryshon tekstin, duke dhënë edhe një sqarim

“Daut Haradinaj dhe Thaçi, të dy ish-komandantë të UÇK-së pritet të ballafaqohen me raste në Institucionin Gjyqësor të Zhvendosur të Specializuar të Kosovës” shkruante të premten EU Observer, ku theksohej se me kundërshtimet që po i bëhen Gjykatës Speciale po rrezikohet e ardhmja evropiane e Kosovës.

Loading...