Agjencia e zbatimit të ligjit të Bashkimit Evropian njoftoi sot se 107 persona janë arrestuar si pjesë e një hetimi në mbarë Evropën për trafikimin e qenieve njerëzore dhe shfrytëzimin e tyre seksual.

”Në operacionin e drejtuar nga policia austriake u përfshinë edhe agjencitë e zbatimit të ligjit nga 22 shtete të BE-së dhe një partner i tretë ku objektivi i hetuesve ishte zbulimi i grupeve të krimit të organizuar që trafikonin qëniet njerëzore duke i shfrytëzuar seksualisht”, tha sot Europoli gjatë një deklarate për shtyp.

”Shtetësia e viktimave dhe të dyshuarve kanë treguar se rrjeti i krimit të organizuar në BE është zgjeruar, përfshirë Nigerinë, Amerikën e Jugut dhe Evropën Lindore”, shtoi Europoli.

Hetimi u zhvillua në shkallë të gjerë.

Policia ka kryer kontrollin e më shumë se 125 000 personave në 4 000 vendndodhje.

Europoli theksoi sot se autoritetet i kanë kushtuar një vëmendje e veçantë reklamave në internet që paraqisnin viktimat e shfrytëzimit seksua

Loading...