Policia e Tiranës njofton se tek “Ura e Institutit Bujqësor”, në drejtim të Paskuqanit, lumi është duke dalë nga shtrati dhe rrezikon banesat. Uniformat blu janë në vendngjarje dhe deri me tani janë evakuuar katër familje.

Gjithashtu njoftohet se shërbimet e Komisariatit Nr.4 kanë evakuuar nga zona e quajtur “Kafja e Rremës” gjashtë familje dhe një nga “Ura e Babrroit”. Familjet e evakuuara janë vendosur te qendra e romëve.

Ndërkaq, policia e kryeqytetit bën me dije se zonat më të prekura nga përmbytjet janë Bathorja, Paskuqani, Frutikultura dhe Valiasi./Shekulli/

Loading...