Reisi i Bosnjës, Husein ef. Kavazoviç, ka lëshuar një udhëzim për të gjithë myftinjtë, ku thuhet:

“Bashkësia Islame në Bosnjë dhe Hercegovinë i bashkohet nismës së liderëve botërorë që të hënën, me datë 16.11.2015, të nderohen viktimat e sulmit të Parisit. Në këtë drejtim, kërkoj nga të gjithë imamët e Bashkësisë Islame të Bosnjës, atje ku ezani i drekës thirret në orën 12, të hënën të vonohet për pesë minuta dhe të thirret në ora 12:05, njofton portali zyrtar i Rijaset.ba.

 

Loading...