F.C. Shkupi pa Bazhe Iljoskin ndaj Shkëndijës

FC Shkupi takimin e sotshëm derbi të javës së katërt kundër Shkëndijës do të duhet ta zhvillojë pa sulmuesin e saj kryesor, Bazhe Ilijoski, njofton “infOSport.mk”.

Autori i golit të parë dhe të vetëm të këtij sezoni pësoi një dëmtim të gjurit në ndeshjen e fundit kundër Akademia Pandev në Strumicë, në të cilën ndeshje FC Shkupi pësoi disfatë minimale 1:0.

Mbetet të shihet se kush do të zë vendin e tij në qendër të sulmit. Trajneri Hajati Sojdashi në këtë repart mund të bëjë zgjidhje në mes futbollistëve të rinj të talentuar, siç janë Suhejl Muharremi, Artan Veliu dhe Jahja Andulhadi, apo ndoshta edhe me Kristijan Stojkoskin, i cili deri më tani gjithnjë ka luajtur pas sulmuesit më të avansuar. Fjalën e fundit e ka vetë trajneri, ndërsa mund të jetë ky rast për këta talentë të rinj që të shpërthejnë dhe ti dëshmojnë cilësitë e tyre para strategut turk.

Loading...