Në Botërorin e Formulës 1 duket se do të përsëritet historia: Lewis Hamilton mund të shpallet kampion bote, që në Çmimin e Madh të Meksikës.

 

Pasi humbi mundësinë e parë në Çmimin e Madh të Amerikës, në Austin të Teksasit, britaniku i Mercedesit ka mundësi të mëdha që të mbyllë të gjitha llogaritë e këtij sezoni në pistën meksikane, transmeton TCH.

 

Vitin e kaluar, gara u zhvillua më 29 tetor, ndërsa këtë vit ajo do të zhvillohet në datën 28.

 

Nuk janë të shumta kombinimet që e bëjnë Hamiltonin kampion bote, që do të thotë se titulli për të është thjesht një formalitet.

 

 

Pilotit britanik i mjafton vendi i 7 në garën e kësaj fundjave, e në këtë rast nuk ka rëndësi pozicioni që do të ketë Sebastian Vettel.

 

33-vjeçari mund të fitojë titullin e tij të 5-të në Formulën 1, edhe nëse renditet në vendin e 8 apo më poshtë, por në këtë rast do t’i duhet të shpresojë që Vettel të mos fitojë me Ferrarin e tij.

 

 

Loading...