Teknologji

Facebook po ndërton teknologjinë që ju lejon të shkruani direkt nga truri

face_1492675274-2143315

Facebook është duke punuar në një teknologji e cila do t’ju lejojë të shkruani fjalë direkt nga truri dhe të “dëgjoni” përmes lëkurës tuaj.

Kompania ka mbledhur një ekip prej 60 shkencëtarësh dhe inxhinierësh për të punuar në të ardhmen e komunikimit në Building 8, divizonin e ri harduerik të kompanisë.

“Çfarë nëse do të mund të shkruanit direkt nga truri juaj? Tingëllon e pamundshme, por është më afër që të ndodh se që mund ta mendoni”, tha Regina Dugan në konferencën F8 të Facebook në San Jose.

Truri i njeriut është ekuivalent me transmetimin e 40 filmave HD çdo sekondë. Ne shpërndajmë vetë disa prej mendimeve si fjalë, të cilat Dugan i përshkruan si një algoritëm.

Ekipi i saj është duke punuar në një teknologji të re e cila mund ta lexojë mendjen tuaj duke përdorur senzorë, dhe më pas ta përkthejë atë informacion në fjalë, transmeton Gazeta Express.

Ka disa shembuj të kësaj teknologjie tashmë, por janë të ngadalshëm dhe kërkojnë implante kirurgjike.

Facebook shfaqi një video të një gruaje me ALS e cila, me ndihmën e implanteve, ishte në gjendje që të shkruante tetë fjalë për një minutë pa lëvizur gishtat e saj.

To Top