Fajon: Politika e zgjerimit, fuqi për reformat

Deputetja në Parlamentin Evropian dhe raportuese për Serbinë në kuadër të grupit politik të Socialistëve dhe demokratëve, Tanja Fajon në lidhje me raportet e Komisionit Evropian për përparimin e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt BE-së, deklaroi se politika e zgjerimit është motor i fuqishëm për zbatimin e reformave të nevojshme.

“Dakordohem plotësisht me parimin e KE-së, se ligji dhe të drejtat themelore, të cilat kanë të bëjnë me gjyqësinë, luftën kundër korrupsionit dhe krimin e organizuar, si dhe lirinë e shprehjes, paraqesin themel për rajonet tjera, përparimin ekonomik, investime më të mëdha të huaja dhe klimë konkurruese afariste”, theksoi ajo.

Fajon theksoi se theks i veçantë vendoset në lirinë e mediumeve dhe gjyqësinë funksionale, jo vetëm si bazë për demokraci të shëndoshë, por edhe për shoqëri të përparuar ekonomike,

“Vendet duhet të bëjë më shumë në lidhje me zbatimin e ligjit, veçanërisht në fushën e luftës kundër korrupsionit”, tha Fajon.

Ajo theksoi se kriza e refugjatëve ka pasur ndikim të dyfishtë ndaj vendeve në rajon, sepse si e para e ka treguar rëndësinë nga bashkëpunimi midis Unionit dhe atyre shteteve dhe si e dyta ka treguar se situata e Ballkanit është ende e tensionuar.

Loading...