Të dhënat e Fondit për Sigurim Shëndetësor mund të merren vetëm për bazë të numrit të popullatës të aftë për punë në vend, për përgatitjen e statistikave dhe raporteve, por në asnjë rast jo edhe për t’i krahasuar me listën zgjedhore.

Pjesa e qëndrimit të ministrit Nikolla Dimitrov në Facebook, i cili ka të bëj me listën zgjedhore dhe për të cilin thotë se bëhet fjalë për fakte, nuk ka bazë ligjore që të pranohet si e tillë. Në këtë status më të gjatë, Dimitrov ju kthehet disa momenteve lidhur me referendumin dhe shumë prej tyre janë të sakta dhe të vërteta. Por, por atë që e shpjegon në këtë pjesë të qëndrimi, sidoqoftë nuk është e saktë:

A është fakt se lista zgjedhore nuk është reale, nëse merren parasysh të dhënat e Fondit për Sigurim Shëndetësor? Po. 416.382 janë të mitur, pa të drejtë vote, prej gjithsej 1.872.466 të siguruar A janë shpërngulur mijëra qytetarë? Po.

Për atë nëse lista zgjedhore është “reale” ose jo, mund të diskutohet. Por, duke pasur parasysh se në Maqedoni nuk është bërë regjistrim prej 16 vitesh, një numër i treguesve shfaqin se me të vërtetë lista zgjedhore nuk është reale. Por, “faktet”, në të cilat Dimitrov bazohet që të dëshmojë se lista zgjedhore nuk është reale janë të pasakta, gjegjësisht jo të vërteta.

Të dhënat e Fondit Shëndetësor për Sigurim mund të jenë bazë për numrin e popullatës së aftë për punë në vend, për përgatitjen e statistikave dhe raporteve, por në asnjë rast jo edhe për krahasimin e listës zgjedhore. Së pari, Fondi për Sigurim Shëndetësor mban evidencë për personat të cilët janë të punësuar dhe/ose kanë sigurim përmes personit të tretë. Ky numër nuk hynë në numrin e personave të papunë dhe që nuk kanë sigurim shëndetësor dhe se nuk janë evidentuar si kërkues të punës, por kanë të drejtë vote, si dhe persona të cilët nuk janë të aftë për punë mbi 65 vjeç, dhe nuk marrin pension ose të hyra të tjera.

Për shkak të punës në kompani të huaja, shumë persona janë të siguruar privat si individ në fonde jashtë Republikës së Maqedonisë dhe ato nuk figurojnë në Fondin Shëndetësor si numër. Shtesë, Fondi fshinë të gjithë atë të cilët kanë mbetur gjatë kohë pa punë ose nuk u janë paguar kontributet shëndetësore, prej këtu numri i përmendur në pretendimet e Dimitrov është shpesh i ndryshueshëm dhe i pazbatueshëm për të verifikuar numrin e votuesve. Për këtë, në asnjë moment nuk mund të pranohet teza e ministrit se lista zgjedhore nuk është reale duke u nisur vetëm prej krahasimit të numrit me personat që kanë sigurim shëndetësor.

Po ashtu, në listën zgjedhore aspak nuk hyjnë personat të mitur nën 18 vjet, ashtu që ata nuk kanë përse të përmendet në këtë kontekst, gjegjësisht përmes tyre të tregohet se lista zgjedhore është ose nuk është reale.

Ja se çfarë thotë për këtë temë Komisioni Shtetëror Zgjedhor, Oliver Derkovski në deklaratën për portalin magazin.mk me 12.08.2018:

Unë në disa raste them se numri është real. Të mos përziejmë politikën për atë se kjo punë e listave zgjedhore është operacion statistikor. Përfshirë edhe Entin për Statistika dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme, ashtu që evidencat e tyre praktikisht përputhen me përmbajtjen e Listës zgjedhore. Dhe qytetarët ta kenë të qartë të drejtë për të qenë pjesë përbërëse e Listës zgjedhore ka çdo qytetar i cili ka mbush 18 vjet dhe i cili ka kartë të vlefshme identiteti ose dokument udhëtimi në Republikën e Maqedonisë, dhe jo gjithkush që jeton në këtë vend. Banorët e Republikës së Maqedonisë përcaktohet nëpërmjet një operacioni tjetër – regjistrim, dhe se të drejtën për të qenë pjesë e listës zgjedhore a arrish duke përmbushur këto kushte dhe me këtë qartë vendoset dallimi mes këtyre dy gjërave. Në të vërtetë, këtu qëndron dallimi.

Si dëshmi se në listën zgjedhore bëjnë pjesë të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë pa marr parasysh se ku jetojnë tregojnë edhe neni 4 dhe neni 6 i Ligjit për Listë zgjedhore:

Neni 2

(1) Shtetas të Republikës së Maqedonisë (në tekstin më tutje: qytetarë) të cilët janë të drejtë zgjedhore regjistrohen në Listën Zgjedhore.

Neni 6

(1) Në Listën Zgjedhore përfshihen të gjithë qytetarët që kanë mbushur 18 vite, që qëndrojnë në territorin e Republikës së Maqedonisë, dhe të cilët kanë kartë identiteti të vlefshme ose dokument udhëtimi.

(2) Në Listën Zgjedhore përfshihen të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë të cilët punojnë ose qëndrojnë me kohë të pjesshme në diasporë, me qëndrim në territorin e Republikës së Maqedonisë dhe me dokumente të vlefshëm udhëtimi. Këto persona regjistrohen sipas vendqëndrimit të tyre të fundit në Republikën e Maqedonisë para largimit jashtë vendit.

(3) Në Listën Zgjedhore nuk përfshihen qytetarët të cilët me vendim ligjor efektiv ju është revokuar kapacitetit i tyte.

Fjalia e fundit e kësaj deklarate të Dimitrov, në të cilën ai pyet nëse mijëra qytetarë janë shpërngulur, dhe me të cilën nënkuptohet sikur ata qytetarë nuk janë pjesë e listës zgjedhore, i drejton gjëra në drejtim të gabuar. Përkundrazi, lista zgjedhore formohet prej të gjithë personave që kanë arritur moshën madhore në Republikën e Maqedoni, të cilët kanë kartë identiteti ose dokument udhëtimi në Republikën e Maqedonisë. Për këtë, në atë list zgjedhore figuron edhe diaspora maqedonase në botë, mijëra të shpërngulur, siç shprehet Dimitrov, të cilët si qytetarë të rritur, me dokument udhëtimi, kanë të drejtë të votës edhe në referendum edhe në zgjedhje. Sipas të dhënave të KSHZ-së, në raportin për referendum, të publikuar me 3 tetor, 76.060 qytetarë janë evidentuar sikur të shpërngulur ose me punë me kohë të pjesshme, të cilët nuk kanë dorëzuar kërkesë në ZKD në Maqedoni, ndërsa 2.694 persona janë evidentuar për votim në një listë prej 33 zyrave në Maqedoni. E gjithë kjo tregon se ato edhe më tej janë pjesë e listës zgjedhore dhe kanë të drejtë vote dhe pjesëmarrje në formimin e censusit, gjysma plus 1 prej numrit të përgjithshëm të shkruar në Listën Zgjedhore, e cila në këtë referendum kishte 1.806.366 votues.

Për dallim prej vitit 2014 numri i votuesve ka qenë 1.779.500, në vitin 2016 në zgjedhjet parlamentare ka qenë 1.784/524 votues, ndërsa në zgjedhjet e fundit lokale në vitin 2017, 1.814.644 votues.

Kështu që, kjo pjesë së qëndrimit të ministrit të Punëve të Jashtme në Facebook është e pavërtetë., me qëllim që të arsyetohet se përse censusi nuk arriti mbi 900 mijë vota për referendum të suksesshëm. Pyetje, nëse një census i tillë i caktuar me Kushtetutë dhe me ligjin për referendum është tejet i lartë dhe a mund të arrihet, veçanërisht nëse njëra prej partive më të mëdha në vend vendos të bojkotojë, mund të jetë lëndë për debat, por nuk janë kët argumente që janë paraqit nga ana e ministrit Dimitrov./Portalb.mk/

Loading...