Gjatë këtyre ditëve është përkujtuar përleshja e armatosur në Kumanovë. Pavarësisht jetëve të humbura në këtë përleshje, “mjegulla”, vazhdon të jetë prezente në këtë ngjarje.

Analisti Zejni Bilalli, thotë se rasti i Kumanovës është një skenar i përgatitur nëpër kuzhinat e shërbimeve sekrete maqedonase.

“Sipas të gjitha gjasave, dhe detajeve që janë plasuar në opinion, rasti i Kumanovës është një skenar i përgatitur nëpër kuzhinat e shërbimeve sekrete maqedonase. Ka pasur interesim nga shtete Evropiane për një hetim ndërkombëtar, por mund të tolerojnë një gjë të tillë organizatoret e këtij skenari. Këto kontrollojnë prokurorinë, gjyqësinë, policinë dhe përfundimi dihet. Unë çuditem se si është e mundur një Ministër i Drejtësisë si Adnan Jashari të mbaroje mandatin dhe as të mos insistoje të ngre iniciative për një hetim se si ekzekutohen të burgosurit shqiptar nëpër stacionet e policisë maqedonase”, thotë Bilalli për “Bota sot”.

Sipas tij, ekzistojnë fakte e incizime për keqtrajtimin e të burgosurve të Rastit të Kumanovës nëpër burgjet Maqedonase, ndërkohë që politikanët heshtin.

“Ka fakte, fotografi dhe incizime se disa anëtare te grupit pasi janë dorëzuar, ata janë ekzekutuar ose ua kane nxjerrë shpirtin me dru nëper burgjet maqedonase. Heshtin politikanet shqiptare në Maqedoni, po pse heshtin organet dhe vet Republika e Kosovës? Një pjesë e madhe e anëtareve të Grupit të Kumanovës janë qytetar të Kosovës, pse Kosova shtiret sikur ngjarja të ketë ndodhur në Siri pas gjetke, vallë a ka përgjegjësi dhe obligime Republika e Kosovës për qytetaret e vet? Apo mos ndoshta, janë marrë vesh me shërbimet.. zot ndruaj!”, nënvizon ai.

Ai thekson se, Maqedonia me shume i ngjanë një çifligu mesjetar se sa një shteti.

“Politikanet kane ndare zonat e interesit dhe sillen tamam si bejlerët dhe agallarët e perandorisë osmane. Kush me shume te plaçkiste dhe kush më shumë e përdorë kërbaçin. Me duhet të them se politikanet , pse jo edhe maqedonasit si popull nuk jane as për së afërmi në konsolidimin si komb, e lëre më si shtet. Të gjithë kanë hapur sytë drejte ndërkombëtareve, përveç qeveritarëve aktual që u shpejtohet, sillen tamam si kali që ia ka zënë freri gjuhen dhe nuk e kontrollon dot. Po zgjedhje s’do ketë, së paku jo zgjedhje alla vmroiste & bdiste”, përfundon Bilalli.

Loading...