Forma e treguar gjatë këtij Botërori ka bërë që fama e Granit Xhakës të mos njoh limite, duke fituar fansa nga e gjithë bota.

Loja e kosovarit me kombëtaren e Zvicrës po mahnit të gjithë. Momenti kyç deri në  këto momente për Xhakën ka qenë goli që arriti të shënonte në ndeshjen ndaj Serbisë, ku jehona e festimeve po vazhdon edhe sot. Por mesa duket simpatia për Xhakën dhe Kombëtaren e Zvicrës ka kaluar kufijtë e Evropës, duke mbërritur edhe në Iranin e largët.

Në kryeqytetin e Iranit, Teheran disa tifozë për të shprehur simpatinë që kanë për kombëtaren Helvete kanë pikturuar portretet e Granit Xhakës dhe sulmuesit Breel Embolo në murin e Ambasadës Zvicerane në Teheran. Fotot e këtij momenti kanë bërë xhiron e rrjetit nga tifozët e përfaqësueses së Zvicrës.

Grupi i shqiptarëve që përbëhet nga Xhaka, Shaqiri, Behrami e Xhemaili do të përballen me Suedinë, në mënyrë që të sigurojnë kualifikimin për çerekfinale. Zvicra fazën e grupeve e mbylli në vendin e dytë pas Brazilit, në një grup që përbëhej edhe nga Serbia dhe Kosta Rika.

 

View image on TwitterView image on TwitterView image on Twitter

Sobhan Hassanvand

@Hassanvand

سفارت سوئیس در تهران @SwissEmbassyIr به مناسبت حضور تیم ملی این کشور در تصویر دو تن از بازیکنان تیم ملی خودشون رو روی دیوار سفارتشون نقاشی کردن
سوئیس در دور یک شانزدهم در مقابل سوئد بازی می‌کنه و در صورت پیروزی، با برنده کلمبیا و انگلستان بازی خواهد داشت

Loading...