Familja Ademovska nevojtare për një shtëpi, që të mos ndjejnë të ftohtin(VIDEO)

Në lagjen Butel të Shkupit tek barakat sociale, me qëndrim të përkohshëm janë familja Ademovska. E ëma me të birin vendqëndrimin aktual nuk e kanë të sigurt. Ata për momentin po qëndrojnë në këto baraka të ftohta dhe nuk kanë kushte elementare për jetë. Nuk kanë të siguruar as kafshatën e bukës, ata barkun e mbushin vetëm me ndihmat që ua ofrojnë të afërmit dhe shoqatat humanitare. Në rrëfimin e saj prekës nëna me lot shprehet:

“Nuk kemi ku të shkojmë çfarë të bëjmë pasi që do t’i rrënojnë, po jetojmë me një dhomë, pa tualet pa kuzhinë pa asgjë. Nuk kemi as ku të pastrohemi tualetin që e kemi e shfrytëzojmë së bashku katër familje që jemi këtu në barakë. Por edhe ajo nuk ka kushte nuk ka as rrymë as asgjë. Në dhomën që e kemi kundërmon era e keqe, nuk jetohet. Jemi duke mbijetuar nga ndihma sociale prej 1300 denarësh, jam vetëm unë dhe djali. Na kanë thënë se me muajin e ardhshëm do i rrënojnë këto baraka dhe ne duhet që t’i lëshojmë para kohe, nëse i rrënojnë ne nuk kemi ku të shkojmë unë dhe djali do mbetemi duke u zvarritur rrugëve.
Djalin e kam në moshë që vitin tjetër do duhet ta regjistroj në shkollë, por çfarë të bëj është shumë e vështirë nuk do të mund të ja dal ti mbuloj harxhimet me këtë social të vogël që e marrim”.

Djali për çdo ditë e më tepër shkon duke u rritur do vi koha që një dit të martohet, por ku nuk kam as kulm mbi kokë as asgjë. Sa i përket ushqimit nëna do kishte falënderuar disa shoqata humanitare të cilat kohë pas kohe u kanë sjellë ushqim dhe nuk I lënë anash, po mos të ishin ata djali do më vdiste nga uria thotë nëna. Siç edhe e përmendëm më lartë shpirtin po e mbajmë të gjallë me ata 1300 denarë nga ndihma sociale, shton nëna.

Frika më e madhe e nënës  është që të mos i sëmuret djali, sepse siç rrëfen ajo nuk do të mund të ja dilte sepse nuk kanë as kartona të kaltër, nga ana tjetër nëna thotë se vet vuan nga sëmundja e diabetit dhe është e detyruar të marr hapa për çdo muaj.
Tregimi interesant I fëmijës I cili edhe pse nuk ka kushte mundohet të jetë I lumtur dhe tregon shokët dhe shoqet me të cilat luan kur është koha e mirë.

Djali 5 vjeçar kishte fobi dhe turpërohej para kamerës, gazetarëve tanë u tregoj dëshirën që ka nga tani. Dëshira e tij ishte që të jetë në shërbim të popullit të vet në çfarëdo aspekti qoftë nevoja djali do bëhej edhe shofer autobusësh vetëm që populli të jetë I kënaqur
Për të gjithë ata që dëshirojnë ta ndihmojnë nënën Azemine dhe Alkamin e vogël  do të mund ti gjejnë tek Barakat Sociale në Butel të Shkupit Baraka 13 numër 52./LajmTV/

Familja e Arziana Ademovska

078829724

 

Loading...