Pas aksidentit të rëndë të pësuar më 29 dhjetor 2013, Mikael Shumaker është ende në gjendje të rëndë shëndetësore, madje ka pak informacione mbi atë dhe se cila është gjendja e tij reale. Pasi i shpëtoi vdekjes, ku u përplas me një shkëmb, pasi po bënte ski, ai vazhdon të jetë i shtruar, por jo më në spital, por në shtëpinë e tij në Zvicër, ku mbahet në jetë me aparatura dhe me shpresën se do të dalë nga gjendja e komës.

Michael-Schumacher-and-Ralf-Schumacher-1098951

Duket se shpresat për një rikuperim të tij janë minimizuar në maksimum. Shumë pak persona janë në dijeni, qoftë edhe për shndërrimin e tij fizik, pasi në media nuk qarkullon asnjë foto apo video që nga viti 2013. Familja është munduar të mbajë çdo gjë në fshehtësi të plotë dhe as që ka ndërmend të prononcohet. Frika që ai mund të mos zgjohet kurrë nga koma ka shtyrë median gjermane që të kërkojë të kuptojë edhe se kush do të trashëgojë pasurinë e ish-kampionit të Formula 1 nëse ai ndërron jetë.

PAY-Ralf-Schumacher-and-Cora-pictured-in-2013-in-Munich

Duke qenë se për shumë vite ka qenë një ndër sportistët më të paguar në botë dhe shumë shpesh të tilla çështje kanë hapur problematika të mëdha, duke qenë se në mes futen edhe menaxherë e sponsorë të shumtë, babai i tij, Rolf Shumaker, në një intervistë për revistën “Blunt” ka garantuar se pasuria e djalit të tij do t’i shkojë familjes: “Gjithçka Mikael ka, do t’i kalojë gruas Korina, vajzës Xhina dhe djalit Mik. Sido që të jetë, askush nuk mund të cenojë pasurinë e djalit tim, edhe pse ai është pasuria jonë më e madhe”, u shpreh babai.

0e7d08599aacffb11ac5abf56335afa5

Rolf Shumaker është shumë i lidhur me familjen e Mikaelit, sidomos me djalin Mik, i cili është në gjurmët e babait të tij dhe garon në Formula 1 për moshat. Sipas medias, pasuria që Shumaker ka lënë për familjen e tij mendohet të jetë diku te 80 milionë eurot, edhe pse kjo shifër është thjesht një hipotezë.

141684-3x2-940x627

Në të vërtetë, shifra mund të jetë shumë më e madhe duke llogaritur edhe pronat e patundshme apo sende të tjera, duke nisur nga trofetë personalë, që gjermani ka fituar gjatë karrierës së tij, sende me vlerë sidomos për koleksionuesit e shumtë nëpër botë.

Loading...