Ditën e djeshme qarkulloi lajmi se ish-kampioni i botës në Formula 1, Majkëll Shumaker është transferuar në Majorka. 5 vite më parë ai pësoi një aksident duke bërë ski dhe qëndron në gjendje kome. Rreth tij nuk ka shumë informacion pasi familja është munduar të ruaj privatësinë.

shumaker

Zëdhendësi i famijes Shumaker përgënjeshtroi lajmin se gjermani do të transferohej nga Zvicra në Spanjë. “Familja Shumaker nuk ka ndërmend të shkojë në Majorka”, ishte komenti i tij i shkurtër. Megjithatë, prona e blerë në Majorka, e cila më parë ka qenë e presidentit të Realit, Florentino Perez, do të përdoret nga familja vetëm për pushime verore.

Loading...