Sot së neser është vonë.
Ftoj të gjitha partitë shqipëtare në Kosovë, që të bashkohen si një trup i vetëm përballë bisedimeve dhe marrveshjeve që do të ndodhin me armikun shekullor, Serbinë.
Të bëhemi tokë, me një trup dhe një mendje, të pathyeshëm në arritjen e qëllimeve të vendit tonë të dashur.
Lusë që të kujtoni gjakun e qindra e mijëra dëshmorëve e martirëve të rënë për këtë vend e për këtë Liri. Kujtoni plagët dhe gjymtyrët e invalidëve, të cilët po vazhdojnë jetën e tyre pa to. Kujtoni vuajtjet dhe dëbimin masiv të popullit nga Kosova.
Prandaj si një familje që vuajtejet i patëm mbi një shekull e ndër breza dham gjakë për liri, kërkojmë nga të gjitha partitë shqiptare pa dallim të bashkohen për më të mirën e vendit. Le të ndodh kjo, një e vërtetë në histori e cila po shkruhet me kureshtje dhe kujdes në kohën e sotit. Le të qëndrojnë inatet dhe teket larg shpirtit të çdo njërit nga ne.
Të bashkoheni, të punoni dhe të veproni me një mendje e një qëllim të përbashkët, pikërisht në këtë pikë të rëndësishme dhe të ndjeshme të hapjes së vendit në drejtim të BE-së.
Me respekt familja Meha-Ilir Beqir Meha.

Loading...