Rajon-Botë

Familja gjashtë anëtarëshe goditet nga vetura, vetëm njëri prej tyre shpëton – kamerat e sigurisë filmojnë momentin rrëqethës (Video, +18)

KUJDES-pamje-te-renda-1-780x439-780x420

Një tragjedi që ka ndodhur këto ditë në rrugët e Kinës, ka shokuar gjithë botën e në veçanti të gjithë ata që kanë pasur rastin ta shohin momentin rrëqethës kur vetura shtyp familjen gjashtë anëtarëshe.
Kamerat e sigurisë të instaluara në shtyllat elektrike, kanë filmuar momentin kur një çift me katër fëmijët e tyre po ecnin në rrugë, në të cilën kalonin veturat me shpejtësi të madhe.

Në një moment shoferi i një veture humb kontrollin mbi timonin dhe shtyp këtë familje, ku vetëm një anëtar i familjes i shpëton vdekjes.

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në qytetin kinez Liuyang, ndërsa pamjet e publikuara më poshtë, tregojnë veturën që godet këtë familje ku disa prej tyre i fut nën rrota dhe i tërheq zvarrë.

Ndërsa një fëmijë i vogël i kësaj familje i shpëton për një fije floku vdekjes, ku vetura i kalon disa milimetra larg trupit, ndërsa pesë të tjerët mbesin të vdekur në vend.

Ai ngritët në këmbë dhe shikon i habitur se si prindërit dhe vëllai dhe motrat e tij i sheh në rrugë të përgjakur.

Ndërkaq, shoferi i veturës shihet duke qëndruar i gjunjëzuar i shokuar me atë qfarë i ndodhi.

To Top