Familja pa kulm mbi kokë nga Kumanova bëhet me shtëpi të re natën e Bajramit

Iniciativa e familjes Rexhepi nga kumanova, më konkretisht e të ndjerit Naip Rexhepi kryetar i këshillit të xhamisë së lagjes së trimave, përfundoi me sukses. Tani Haki Bilalli me familjen e tij për festën e Kurban Bajramit do të ketë kulm mbi kokë dhe kushte për jetesë më të mira, shkruan Gazeta Lajm.
Hakiu ndjehet i lumtur me shtëpinë e re dhe faleminderon familjen Rexhepi që falë tyre sot i gëzon këto kushte. Atij iu djeg shtëpia para gati një viti, duke mbetur pa kulm mbi kokë familja 5 anëtarëshe.
Çelësat e shtëpisë i dorëzoi metush rexhepi djali i vetëm i të ndjerit, kurse i pranishëm ishte edhe imami i xhamisë në Lagjen e Trimave, Eljasa Mahmuti.



Loading...