Një familje rome nga Shkupi ka vendosur që të kërkojë drejtësi në Strasburg, kundër dhunës së pretenduar të ushtruar ndaj fëmijës së tyre, nga një mjek i Shkupit.

Sipas familjarëve, rasti ka ndodhur para dy vitesh, kur tetëvjeçari kishte thyer krahun dhe e kishin dërguar në klinikat e Shkupit për mjekim.

Ata thonë se fëmija ka patur dhimbje të mëdhaja dhe ka qarë, ndërsa mjeku që e ka trajtuar i ka dhënë shuplaka fëmijës. Nëna thotë se kur ka hyrë në dhomën e trajtimit, ka vërejtur skuqje nga goditja që e ka marrë.

Komiteti i Helsinkit bën të ditur se kjo familje i ka kaluar të gjitha instancat gjyqësore dhe drejtësi nuk kanë gjetur. /Telegrafi/

Loading...