Familja shqiptare nga Maqedonia thyen rekord botëror: Pesë breza në një shtëpi, ja në cilin fshat! (Video)

Hajredin Aliu i lindur në Kopaçindoll të Tetovës në vitin 1918, djali i tij Shasivar Aliu i lindur gjithashtu në Kopaçindoll në vitin 1941, nipi Naser Aliu i lindur në Kopaçindoll në vitin 1965, stërnipi Muhamet Aliu i lindur në Pallaticë të Tetovës në vitin 1989 (ka kryer Shkencat Politike në UEJL) dhe stër-stërnipi Reis Aliu i lindur në Pallaticë më 30.12.2015.
Pesë gjenerata të moshës 100, 76, 52, 28, dhe 3 vjeç në një shtëpi! Të rralla janë rastet kur 5 breza të fotografohen ose filmohen bashkë, e lëre më të jetojnë nën një kulm.
Tetova News ka vizituar shtëpinë e familjes Aliu në Pallaticë të Tetovës dhe ka takuar, filmuar dhe fotografuar bashkë plakun 100-vjeçar Hajredin Aliun të lindur në Kopaçin Doll të Tetovës në vitin 1918, djalin e tij Shasivar Aliu të lindur gjithashtu në Kopaçin Doll në vitin 1941, nipin Naser Aliu të lindur në Kopaçin Doll në vitin 1965, stërnipin Muhamet Aliu të lindur në Pallaticë të Tetovës në vitin 1989 (ka kryer Shkencat Politike në UEJL) dhe stër-stërnipin e vogël Reis Aliu të lindur në Pallaticë më 30.12.2015.
Familja Aliu ka jetuar në Kopaçin Doll të Tetovës deri në vitin 1980, pastaj janë shpërngulur në fshatin Pallaticë.
Plaku njëqindvjeçar gjatë gjithë jetës është marrë me blegtori dhe bujqësi.
Djali i tij Shasivar Aliu ka punuar në kurbet si punëtor krahu.
Djemtë dhe nipërit tani kanë biznesin privat dhe janë shumë të sukseshëm me kompaninë e tyre.
Ja video e plotë nga vizita në shtëpinë e familjes Aliu në Pallaticë të Tetovës:

Loading...