Familjarët duan ta vrasin djaloshin me 24 gishta

Familja e kërcënon me vdekje vogëlushin Shinavadan nga një fshat në shtetin federal indian Udar Pradesh sepse ashtu i ka këshilluar “magjistari” i cili ka thënë se flijimi i fëmijës iu garanton begati dhe pasuri gjatë gjithë jetës.

Prindërit e djalit 12 vjeç nga India kanë kërkuar nga policia që ta mbrojë fëmijën e tyre nga të afërmit të cilët duan ta flijojnë në mënyrë rituale sepse ai ka nga 6 gishta në çdo dorë dhe këmbë, transmeton Insajderi.com.
“Nuk po e lëmë të shkojë në shkollë dhe kemi kërkuar ndihmë nga policia”, ankohet babai i cili ka marrë premtim nga një oficer i lartë policor se organet e rendit do të kujdesen për këtë rast.
“Do ta nisë hetimin, por nuk do të lejojë që fëmija të mbetet pa arsimim. Pasi familja është e varfër unë do të kujdesem për shpenzimet e shkollimit derisa të zgjasë hetimi”, ka thënë komandanti i policisë shtetërore Umashankar Sing.
Opinioni në vend është i tërbuar dhe kërkon dënim për të ashtuquajturin magjistar si dhe ligjet më të rënda për dhunë ndaj fëmijëve./Insajderi.com.

Loading...