Ajshe Nezaj
Hikmete Bajrami në të njëjtë linjë me Jankullovsken, Sasha Mihajlkovin dhe Nikolla Gruevskin, që të tre të dënuar për krime të bëra gjatë qeverisjes së tyre fashiste. Si sot, disa vite më pare kur ndodhi lufta e Kodres së Trimave në Kumanovë, përveç shqetësimit që kishim për bijtë tanë, personalisht me kanë interesuar dhe i kam përcjellur me vëmëndje edhe reagimet e opinionit e në veçanti reagimet e mekanizmave ndërkombëtarë, sigurisht atyre më kryesor, siç janë SHBA-të, NATO dhe BE, dhe ajo çka na ka bërë krenar dhe na ka ofruar edhe një lloj shprese se djemtë tanë sdo denoheshin ishte pikërisht qendrimi dhe reagimi i këtyre mekanizmave të fuqishëm botëror. Ata asnjëherë nuk e cilësuan Grupin e Kumanovës si grup terrorist, madje deklaratat zyrtare të NATO-s dhe SHBA-ve ishin aq të qarta sa u patën drejtuar si palë në konflikt, pra u bënin thirrje palëve në konflikt për përmbajtje, pra përveç regjimit kriminal të Gruevskit askush tjetër nuk i quajti terroristë djemtë e Grupit të Kumanovës, përveç Kimete Bajramit të LDK-së, kjo është turp nga ana saj dhe poashtu e LDK-së. I bëjmë thirrje, kësaj Hikmetes, si dhe partisë së saj por edhe partive tjera, që kauzën e tyre të opozitarizmit ta ndërtojnë mbi bazën e argumenteve, dhe asesi në kurriz të djemve tanë dhe githa familjeve tona, znj Hikmete pa fije turpi, u mundua që t’i keqpërdor grupin çlirimtar dhe përmes tyre të godas qeverinë dhe ëkryeministrin Haradinaj. A e din znj. Hikmete Bajrami, se ata djemë janë shtetas të Republikës dhe se Republika asnjëherë s’mund të heq dorë nga shtetasit e saj qytetarët e saj. Familjet e tyre kanë shpenzuar mijëra euro vetëm në vizita tek djemtë e grupit?Për fund, i bëjë thirrje znj Bajrami, të mirret me punët e shpisë dhe të mos ofendojë çlirimtarët, i bëjë thirrje poashtu të studjoj rastin para se të flas, si dhe të veproj në linjë me SHBA dhe jo me ish pushtetitn kriminal të Maqedonisë.

Loading...