ShowBiz

Fansi që “çmendet” pas MC Kreshës, shikoni çfarë bën për të (Video)

Reperët e njohur MC Kresha dhe Lyrical Son kanë performuar mbrëmë për fansat e tyre në Gjakovë.
Dyshja e famshme kanë ndezur atmosferën për të pranishmit në “Hangover”, ndërsa kanë kënduar disa nga hitet e repertorit të tyre, shkruan Telegrafi.

Megjithatë, në fillim të performancës, reperi MC Kresha duket të jetë prekur nga një befasi e papritur e një prej fansave që gjendeshin aty pranë.

Një djalë ka hipur në skenë duke përqafuar i përlotur MC Kreshën, gjersa ky i fundit interpretonte këngën “Çok Gyzel”.

Për ta larguar fansin nga skena ka qenë e nevojshme edhe ndërhyrja e sigurimit, të cilët bën të mundur që më pas ai të largohet.

Pas këtij momenti, MC Kresha dhe Lyrical Son falënderuan publikun për atmosferën e zjarrtë dhe emocionet që dhurojnë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top