Amerikania Evelin Farkash, këto ditë mori pjesë në manifestimin e përvjetorit të Marrëveshjes Kornizë. Në biografinë e saj qëndron se ka qenë zv/ndihmës sekretar shtetëror për mbrojtje në administratën e Presidentit Obama, dhe ka qenë e involvuar në procesin për antarësim të Malit të Zi në NATO, ndërsa tani është anëtare e Këshillit Atlantik, transmeton Zhurnal.

Ajo në një intervistë për “Nezavisen” ka theksuar se Maqedonia duhet ta shfrytëzojë mundësinë për antarësim në NATO, sepse nuk do të ketë mundësi tjetër në të ardhmen.

“Kjo është mundësi për Maqedoninë, Ballkanin dhe për komunitetin ndërkombëtar. Nëse populli maqedonas thotë “Jo”, nuk e di se si do të jetë ardhmëria për vendin tuaj dhe rajonin. Shumë forca nacionaliste punojnë që ta dobësojnë tërë komunitetin ndërkombëtar. Kjo nuk është vetëm kundër Maqedonisë, nuk është edhe kundër Ballkanit, nuk është vetëm kundër Europës, por kundër botës në të cilën besojmë dhe punojmë së bashku në institucione që të krijojmë paqe dhe prosperitet. Dhe kjo është mëse e qartë. Nëse qytetarët tuaj mund të shohin këtë dhe nëse kuptojnë se kjo është mundësia e tyre e fundit, do të jetë një katastrofë potenciale nëse e refuzojnë këtë mundësi”, ka theksuar Farkas.

Loading...