Zyrtarët e BDI-së, Ismet Guri dhe Ejup Alimi, i cili është edhe deputet në Kuvend, u deklaruan si të pafajshëm në seancën e sotme të rastit “Titanik 3” të Prokurorisë Speciale. Ata ngarkohen për shkatërrimin e materialit zgjedhor si anëtarë të komisionit komunal zgjedhor në Çair në zgjedhjet lokale të vitit 2013, me çka kanë ndikuar ndaj rezultatit zgjedhor. Prokurorja Fatime Fetai u shpreh se të akuzuarit dhunshëm kanë formuar grupe njerëzish, të cilët kanë qenë në pozita të ndryshme gjatë procesit zgjedhor. Sikur në fjalën popullore “karota dhe shkopi”, u janë kërcënuar me fjalët: “Nëse nuk e bën këtë, nuk do të kalosh lehtë. Kemi marrëveshje me VMRO-në, asgjë nuk do t’ju ndodhë”.
“Instinkti kriminel i dy të akuzuarve Ismet Guri dhe Ejup Alimi që me veprimet e tyre drejtpërdrejtë të ndikojnë në rezultatin zgjedhor. Ky instinkt kriminel paraqitet nga qëllimi i tyre që të falsifikojnë vullnetin zgjedhor të banorëve të Çairit, i determinuar nga etja partiake për fuqi politike. Të dytë kanë bërë dhunë brutale ndaj numrave zgjedhor”, deklaroi Fatime Fetai, prokurore e PSP-së.
Disa mediume kanë raportuar se PSP ka siguruar 40 dëshmitarë kundër Alimit dhe Gurit.
Ndaj kualifikimet të ashpra të prokurores, zëshëm ka reaguar mbrojtja. I akuzuari Guri është ankuar se Fetai në fjalët hyrëse i ka ofenduar sikur të jenë kriminelë.
“Prokurorja tha çdo gjë, çdo gjë që ishte politike e tha. Por, sipas ligjit, sipas Kodit Penal ose akuzës, asgjë nuk tha”, u shpreh Ismet Guri, i akuzuar në “Titanik 3”.
Avokatët e të akuzuarve u shprehën se do të dëshmojnë se klientët e tyre nuk kanë marrë pjesë në kurdisjen e rezultateve zgjedhore.
“Do të dëshmojmë se kurdisjet janë bërë nga persona tjetër të cilët do të jenë dëshmitarë në proces apo do të mbeten të panjohur – njoftoi Elenko Milanov, avokat i Ismet Gurit.
Që vepra të bëhet në grup, sipas Ligjit për procedurë penale, për grup nevojiten më shumë se tre persona ndërsa këtu kemi vetëm dy të akuzuar – theksoi Mefail Arsllani, avokat i Ejup Alimit.
Paraprakisht kishte ndryshime në këshillin gjyqësor për rastin “Titanik 3”. gjykatësja Gordana Spirovska, për shkaqe shëndetësore të bashkëshortit, para disa ditëve me urgjencë u largua nga seanca. Tani, në vend të saj është gjykatësja Lubinka Bashevska. Në seancën e ardhshme më 19 qershor, do të shpalosen dëshmi materiale.

Loading...