Pas një pauze prej gati një muaj e gjysmë, në Gjykatën penale në Shkup sot ka vazhduar gjykimi për rastin e Prokurorisë Speciale, “Monstra”, për vrasjen e pesëfishtë te Liqeni i Smilkovës, që ka ndodhur më 12 prill të vitit 2012.
Prokurorja Fatime Fetai në fillim të seancës kërkoi nga gjykata që të fillojë procedura për ekstradimin e të akuzuarëve Afrim Ismailoviq dhe Halil Demiri, të cilët gjenden në Kosovë dhe ndaj të cilëve është shpallur fletarrest ndërkombëtar, transmeton Gazeta Lajm.
Gjykatësi Ognen Stavrev tha se janë në kontakt me autoritetet kosovare lidhur me procedurën për ekstradim.
Lidhur me kërkesën për përjashtimin e opinionit nga marrja në pyetje e dëhsmitarit të mbrojtur, Fetai tha se nuk sheh asnjë shkak që të bëhet një gjë e tillë. Sipas Ligjit për mbrojtjen e dëshmitarëve, e në interes të gjithëve, është që opinioni të jetë present gjatë marrjes në pyetje”, tha Fetai.
Edhe gjykatësi Stavrev tha se opinioni mund të jetë prezent gjatë marrjes në pyetje të dëshmitarit të mbrojtur.

Loading...