Fatimja e qorton Llatasin

Prokurorja Fatime Fetai e ka qortuar gazetarin Dragan Pavlloviq-Llatas dhe avokatët e tij se nuk dinë në cilën fazë gjendet procedura për lëndën për uiken-shtëpizat ilegale në Zelenikovë.
“Nuk e dini se në cilën fazë është procedura”, u ka thënë Fetai, pasi paraprakisht avokatja e Llatasit shprehi vërejtje se në bombën e publikuar nuk ka krim, kurse Llatas kërkoi specifikim të incizimeve për të dhe verifikim të autincitetit, transmeton Gazeta Lajm.
“Na i jepni të gjithë 60 mijë bisedat që i keni për Llatasin, dhe të dëgjojmë jetën dhe veprën e tij”, tha avokatja Begova.
Prokurorja Josifovska i tha se lënda e akuzës nuk është jeta dhe vepra e Llatasit.

Loading...