Aktuale

“Fatlum Rushiti & Joe DioGuardi lobojnë për bashkimin e kombit shqiptar”

dioguardi-696x464

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini ka deklaruar mbrëmë për mediat italiane se është rritur apetiti i shqiptarëve pas referendumit demokratik të Katalonisë dhe kryhet presion i madh diplomatik mbi Bashkimin Evropian për bashkimin e kombit shqiptar.
‘Fatlum Rushiti, Joe DioGuardi, Bob Dole, William Walker, Chelsea Clinton dhe familja Rockefellers bëjnë presion të madh diplomatik mbi BE-në që të anulohet Konferenca e Londrës 1913 dhe t’u jepet mundësi paqësore shqiptarëve që të bashkohen sipas modelit të Gjermanisë apo modelit të Commonwealth Nations. Bashkimi Evropian vlerëson se disa çështje kryesore akoma nuk janë zgjidhur në Ballkanin Perëndimor dhe momentalisht nuk ekziston solucion pragmatik për trojet shqiptare,’ potencon Mogherini.
Ajo më tej shprehet se Greqia, Mali i Zi, Serbia dhe IRJM janë aleate të BE-së dhe mund të trazohen nëse shqiptarët vendosin të shpallin referendum për bashkim mbarëkombëtar.
Përndryshe, politilogu dhe veprimtari i njohur i çështjes kombëtare, Fatlum Rushiti pritet në muajt në vijim të takohet me Jim Belushin, Rita Orën, Dua Lipën, Bebe Rexhën dhe Anxhela Martinin, ku do të kërkojë nga yjet botërore që të lobojnë për Kauzën Shqiptare në Hollywood, White House, OKB, Harvard, Yale, Oxford, Cambridge dhe institucione tjera ndërkombëtare.

To Top