Me tekstin mjaft prekës dhe melodinë melankolike, që trajtojnë një lidhje dashurie të dështuar, edhe kësaj radhe vjen Blero me baladën e titulluar “Plaga ime”, një bashkëpunim ky me Fatlume Pupovcin.

Po ta shikosh këtë projekt, vihet re qartazi se këngëtarët janë përpjekur për të dhënë më të mirën në çdo detaj. Për këtë, një rëndësi të veçantë kanë bashkëpunëtorët, transmeton emisioni Express në KTV.

Komente nga më të ndryshmet gjithmonë pasojnë pas lansimeve muzikore, qofshin ato pozitive apo negative.

Duke qenë shumë afër sezonit veror, këngëtarët tregojnë se nuk do të ndalen me kaq.

Brenda tri ditëve të lansimit kënga numëron mbi 500 mijë klikime në youtube.

Loading...