Fatmir Beqiri që është kuadër i BDI-së nga Kërçova kohën e fundit si shpesh po i kritikon funksionarët tjerë të BDI-së, informon portali “tetova1”.

Sot në një postim të tijin Beqiri ka kritikuar deklaratat e deputetit të BDI-së nga rajoni i Kumanovës Rexhail Ismailin pas deklaratave të tij se nga aspekti human, është më se madhështore që njeriu të fal, duke aludiar se duhet këta dhunues të falen.

“Si është burgu dhe a’falet burgu, duhet të pyetet një i burgosur…
Për faljen e gjakut, pyetet i vrari…
Për vrasje, duhet të pyetet familja e të vrarit..
Për dhunim, pyetet i dhunuari…
……
Deputeti, duhet të pyetet për amandmanin, ligjin, kushtetutën, ligjet…, por nëse i di…
Për dasmën, pyetet dasmori…
…….
Mos përziheni si miza pa kokë…., por lereni le të falin ose ndëshkojnë të demtuarit…kushdo qofshin ato-a…. Nuk flitet në këtë rast se kush ka mandatin e shumicës, por flitet për tentim vrasje….
Turpi nuk lyhet te buka dhe të haet si vakët mëngjesi, dreke ose darke… Turpi është turp dhe as haet e as pihet…
Për fund e pafund;
Pyetni të dëmtuarit e këtijë rasti…
Ne mund të mbajmë anën e ndonjë grupi, partie, lideri…., por në këtë rast është e turpshme të shkelim mbi gjakun e dikujtë….pavarsisht bindjeve dhe aftësive politike…,” ka shkruar Fatmir Beqir Limani

Nga ana tjetër Deputeti i BDI-së Rexhail Ismaili gjithashtu ka deklaruar se nuk e ka aspak problem të pijë kafe me Krsto Mukoskin, deputetin që i hapi dyert e Kuvendit për të hyrë turma që shkaktoi dhunën në Kuvend. /tetova1/

Loading...