Më datë 29 tetor, Fatos Rushiti nga Kumanova me sukses të dalluar ka mbrojtur studimet e doktoratures ne Universitetin e Bibliotekarise dhe Sistemeve te Informacionit ne Sofje te Bullgarisë, Programi për Siguri Nacionale, me temën:, “Sfidat e shtetit te Kosovës ne sferen e politikave te sigurise nacionale”. Ai ka mbrojtur doktoraturën para komisionit në perberje, Kryetar: Prof. Dr. Irena Piteva, mentor Prof. Dr. Vllado Buckovski, anëtar: Prof. Dr. Cvetan Semardxhiev, Prof. Dr. Asen Zahariev dhe Prof. Dr. Stojco Stojcev. Me këtë rast ai ka falënderuar posaçërisht mikun e tij, Prof. Dr. Berat Aqifi dhe Ish kryeministrin e Maqedonisë Vllado Buckovski për arritjet e veta profesionale.

Njëkohësisht, Rushiti ka informuar opinionin se më 16 tetor është emëruar këshilltar politik dhe shef i Kabinetit të ministrit të punëve të brendshme të Republikës së Kosovës, z. Ekrem Mustafa. “E falënderoj ministrin Mustafa bashkë me deputetin Labinot Tahiri për besimin e dhënë”, thekson Rushiti.

Loading...