Shkëndija e Tetovës nuk ec mirë vetëm në fushën e blertë, ku la pas vetes sezon fantastik, duke fituar në mënyrë bindëse kampionatin dhe kupën e Maqedonisë, por edhe në afatin kalimtar të verës.

Dy herë rresht Shkëndija luajti në play-off të Europa League, ndërsa tanimë bëhet gati për pjesëmarrje në eliminatoret e Champions League ku do të ndeshen me TNS nga Uellsi.
Por krahas terrenit, Shkëndija bëhet shembull edhe në merkato ku krahas sjelljes së futbollistëve punon edhe shitjen e futbollistëve.

Mesfushori i talentuar, Enis Fazlagiç pritet të sjell përfitim të mirë për kuqezinjtë, pasi jozyrtarisht flitet se do të shitet për rreth gjysmëmilion euro.

Edhe pse u duk pranë Gentit të Belgjikës dhe me disa oferta tjera joshëse, megjithatë Fazlagiç duket në rrugë drejt Sllovakisë, më saktësisht te skuadra e Zilinës.

Oferta e sllovakëve të drejtim të klubit dhe vet futbollistit si duket është më konkrete dhe me favore të kënaqshme finansiare dhe kjo besohet të ketë bindur tetovarët që të gjejnë akordin me drejtuesit e Zilinës. Gjithsesi pritet kjo lëvizje të zyrtarizohet nga dy klubet, por Shkëndija e Fazlagiç besohet të dalin të kënaqur nga ky operacion që përfshin në vete edhe përfitime tjera në formë bonusesh për të ardhmen.

Shitja e Fazlagiçit përveç përfitimeve momentale, është moment shumë i rëndësishëm për Shkëndijën që jep shembull konkret të rinjve se ekipi kujdeset për avansimin e tyre dhe plasimin në klube ambicioze jasht vendit.

 

Loading...