Fazli prezantohet te Shkëndija (Video)

Sulmuesi 27-të vjeçar me karrierë të pasur ndërkombëtare vjen si përforcim i repartit të avansuar, ndërsa firmos me kuqezinjtë për tu kthyer në Maqedoni pas 10-të viteve.

 

KF Shkëndija siguron shërbimet e sulmuesit Samir Fazli. Shkupjani ka gjetur akordin me drejtuesit e klubit, duke firmosur marrëveshje për sezonin e ri. Kuqezinjtë kthejnë Fazli-n në futbollin vendor pas dhjetë viteve, pasi në 2009 doli jashtë kur firmosi me Herenvenin e Holandës.

 

Bëhet fjalë për futbollist të dalë nga shkolla e Makedonija Gj.P. ku shkëlqeu edhe me ekipin e parë para se në vitin 2009 të realizonte transferim të madh në elitën e futbollit holandez te Herenveni. Në Holandë qëndroi pesë vite kur ndërkohë në 2013 luajti i huazim te Helmond Sport, ndërsa pas skadimit të kontratës me Herenvenin kaloi në Zvicër te FC Ëill. Pas tre viteve në Zvicër në vitin 2017 kalon te Rudeshi në Kroaci prej ku vjen te Shkëndija. Futbollisti i ri i kuqezinjëve ka luajtur për gjithë grupmoshat e Maqedonisë, ndërsa regjistron 22 paraqitje për U21 dhe shtatë për përfaqësuesen A të vendit.

 

KF Shkëndija me angazhimin e Samir Fazli beson të ketë sjellë vlerë të shtuar në fazën ofenzive të skuadrës.

Loading...