Liga e parë e Maqedonisë në basketboll në sezonin e ri do të ketë 10 ekipe, ka njoftuar Federata e basketbollit e Maqedonisë. Kjo do të thotë se kampionati do të jetë pa Shkupin dhe Vodnjanski Lisici, të cilët nuk num kanë paguar kotizimet e nevojshme për pjesëmarrje, informojnë nga FBM-ja. Komisioni për urgjencë pranë FBM-së solli vendim për numrin e ekipeve pjesëmarrëse në Ligën e parë për meshkuj  për sezonin 2019/2020, pasi ekipet në fjalë nuk kanë kryer obligimet e tyre ndaj FBM-së.

Dy ekipet e fundit do të luajnë në play-out me dy ekipet më të mira  të ligës së dytë pwr sezonin 2019/20.

Në ndeshjet e barazhit nuk lejohet lojtar i huaj.

Loading...