Futbollistët e Goblenit nga Kumanova intenisivishtë po përgatiten për sezonin e ri debutues në ligën e dytë të Maqedonisë-grupi i Perëndimit.

Gjatë kësaj faze kumanovarët kanë zhvilluar edhe ndeshje miqëore (pësuan humbje nga Renova 2-1 në Bogovinë) për të parë formën momentale të ekipit, ndërkohë që brenda kësaj jave kanë programuar dhe dy ndeshje kontrolluese.

 

Të martën (nesër, ora 17:00 në stadiumin e Aluminës në Shkup) do të luajnë kundër Rabotnickit nga Shkupi, kurse të shtunën do të udhëtojnë për në Therandë, ku do të takohen me Ballkanin nga Superliga e Kosovës.

Loading...